Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe. Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po e shtyn Kievin drejt shkatërrimit. “Çfarë gënjeshtre e paturpshme! Rusia ka propozuar një zgjidhje paqësore për krizën e brendshme ukrainase për shtatë vjet brenda kuadrit të marrëveshjeve të Minskut!“, shkroi Zakharova. Ajo nw vijim i kujtoi Macron se ishin politikanët francezë ata që “i shtynë mercenarët ukrainas të organizonin “Maidanin” dhe të kryenin grushte shteti”, duke minuar paqen dhe sigurinë. Zakharova citoi fjalët e ish-Presidentit francez Francois Hollande, i cili në vitin 2023...