Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në një takim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump në Truth Social në një sërë postimesh mbrëmjen e 17 gushtit, vetëm disa orë para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë. Trump, i cili ka tentuar që të ndërmjetësojë përfundimin e konfliktit, përsëriti po ashtu bindjen e tij se Ukraina duhet t’i japë Rusisë territor në çdo marrëveshje paqeje, një...