Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, ja si paraqitet situata ditën e sotme
Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror të Gërmenjës, poshtë piramidës 15. Zjarri nuk është përhapur drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur, ndërsa rreth 60 forca nga disa institucione po punojnë për izolimin e flakëve. Ndihmë në terren po ofrohet edhe nga ushtria dhe vullnetarë. Parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu rreth mesditës, çka mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit. SITUATA NË PARKUN NATYROR TË GËRMENJËS, Dt. 18.08.2025 Ora 09:00. Në bazë të hartës kemi një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit tonë, por në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re. Forcat (rreth 60) nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i...