Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Aksident buzë detit në Vlorë, makina hyn në rrethimin e vilës qeveritare
                            Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar në rrethimin e godinës. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.