Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zelensky në SHBA/ Ora, agjenda dhe pritshmëritë për takimin me Trump
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në SHBA ku do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderët evropianë. “Jam mirënjohës për mbështetjen. Të gjithë ndajmë dëshirën për t’i dhënë fund luftës në mënyrë të shpejtë dhe të besueshme”, shkroi ai në rrjetin “X” sapo zbarkoi në Washington. Zelensky theksoi se paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe se është i bindur që Ukraina, me ndihmën e SHBA-ve dhe aleatëve evropianë, do të garantojë sigurinë e saj: “Populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës Trumpit, Amerikës dhe çdo partneri për mbështetjen e dhënë. Rusia duhet ta ndalë këtë luftë që vetë e nisi.” Agjenda e takimit në Shtëpinë e Bardhë Sipas njoftimit të administratës amerikane, takimi bilateral Trump–Zelensky do të...