Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në mjet. Arma u zbulua pas kontrolleve të policisë kufitare në doganë. Në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta, (1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore). Hetimet vijojnë për zbardhjen të plotë të rastit.