Shfaqja ‘Arka’ me regji të Mentor Zymberaj prezantohet në festivalin ‘Act Alone’ në Islandë

Shfaqja ‘Arka’ me regji të Mentor Zymberaj prezantohet në festivalin ‘Act Alone’ në Islandë

Shfaqja ‘Arka’ me regji dhe interpretim të Mentor Zymberaj u selektua dhe prezantua në edicionin e XXI-të të Festivalit Ndërkombëtar të monodramës ‘Act Alone’ në Srdureryi, Islande, përcjell KultPlus. Ky sukses i shfaqjes ‘Arka’ vjen pas suksesit në Etno Fest ku aktori Mentor Zymberaj u shpërblye me çmimin ‘Aktori më i mirë’ dhe pas vlerësimit laureat në festivalin ‘Moldfest’ në Kishneu të Moldavisë. Shfaqja ‘Arka’ po vazhdon sukseset pas shfaqjes ‘Ëndrrat e Hamletit’ e cila u prezantua në shumë festivale ndërkombëtare./KultPlus.com