Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet nga pushuesit një 30-vjeçare në Vlorë

Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet nga pushuesit një 30-vjeçare në Vlorë

Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit, në Karaburun. Ndihma e parë i erdhi edhe nga pushuesit e pranishëm. Falë reagimit të shpejtë të tyre, gruaja u shpëtua dhe më pas u shoqërua drejt portit të Vlorës me mjet të policisë. Aty e priste një autoambulancë, e cila e transportoi në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm.