Milan-Bari! Leao i pafat, shënon gol dhe më pas largohet nga fusha e lojës (video)

Milan-Bari! Leao i pafat, shënon gol dhe më pas largohet nga fusha e lojës (video)

17 Gusht 2025 21:43 Telesport Milan nis sonte zyrtarisht sezonin e ri dhe pse jo për Serinë A, por për Kupën e Italisë. Kuqezinjtë po përballen me Barin në “San Siro” dhe gjetën avantazhin pas 14 minutash lojë. Një krosim perfekt në krah nga Fikayo Tomoi dhe Rafael Leao dërgon me kokë topin në rrjetë.  Por, vetëm pas tre minutash pas golit, sulmuesi portugez la fushën e lojës dhe në vend të tij u aktivizua Santiago Gimenez. Leao është larguar për shkak të një dëmtimi në pulpë dhe mesa duket stafi ka dashur të mos rrezikojë më tej dhe kryen zëvendësimin. Në vijim pritet të mësohet saktësisht nëse kemi të bëjmë me një dëmtim serioz apo jo. SHIKOGOLINELEAO