Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Frutat që ‘mashtrojnë’ sheqerin në gjak, ja cilat janë më të sigurta për diabetikët
Edhe pse frutat përmbajnë sheqer natyral (fruktozë), shumë prej tyre kanë indeks të ulët glicemik dhe janë të pasura me fibra, gjë që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Konsumimi i moderuar i këtyre frutave është i rekomanduar për personat me diabet ose ata që kanë nivele të larta të glukozës. Luleshtrydhet e ngrira Edhe pse janë të ëmbëla, luleshtrydhet janë të ulëta në sheqerna. 1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira përmban 7 gram sheqer natyral, së bashku me 3 gram fibra dietike. Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen kundër qelizave të dëmshme që rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti. Gjithashtu, antioksidantët e shumtë tek to, luftojnë inflamacionin dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke përmirësuar...