Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fillon gara e hekurt për degën e Mjekësisë/ Vetëm 500 vende, mijëra maturantë në ankth!
Të hënën, më 18 gusht, nis procesi i testimit për maturantët që kanë aplikuar për degën më të kërkuar të sistemit arsimor në vend, atë të Mjekësisë së Përgjithshme. Ky është një nga momentet më të rëndësishme për të rinjtë që synojnë të ndjekin rrugën e gjatë, por prestigjioze, të profesionit të mjekut. Sipas kuotave të miratuara për vitin e ri akademik, në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë do të ulen për herë të parë 500 studentë. Kjo shifër, edhe pse e kufizuar, përfaqëson një hap të rëndësishëm për plotësimin e nevojave të sistemit shëndetësor në vend, i cili prej kohësh vuan mungesën e stafit mjekësor të specializuar. Ndërkohë, në të gjithë Universitetin e Mjekësisë, ku përfshihen edhe degë të tjera si Infermieria, Stomatologjia, Fizioterapia,...