Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike
                            Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord për garanci të forta sigurie për Ukrainën. Në një postim në platformën X, Zelensky e cilësoi këtë një hap historik. “Ky është një vendim historik, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në garancinë e sigurisë për Ukrainën. Garancitë e sigurisë, si rezultat i punës sonë të përbashkët, duhet të jenë shumë praktike, duke ofruar mbrojtje në tokë, në ajër dhe në det, dhe duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e Evropës,” shkroi Zelensky.