Mirdita përkujton martirët e 17 Gushtit 1949, Berisha: Nderim të përjetshëm…

Mirdita përkujton martirët e 17 Gushtit 1949, Berisha: Nderim të përjetshëm…

Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Ceremonia përkujtimore u zhvillua në prani të qytetarëve, familjarëve të të rënëve, si dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe pushtetit vendor. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha e cilësoi ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të diktaturës komuniste. Berisha shkruan në postimin e tij se më 17 gusht 1949, forcat e udhëhequra nga Mehmet Shehu ekzekutuan barbarisht 14 burra nga familjet më të njohura të Mirditës, duke i pushkatuar dhe varur në litar. Berisha theksoi se pas kësaj masakre, qindra familje mirditore u përndoqën, u...