Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Polici hero që luftoi me flakët! Flet oficeri që rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh
Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i njohur nga një fotografi teksa me një grua të moshuar në krahë, vraponte për ta shpëtuar nga flakët. Në rrjete sociale u cilësua hero, por Zhupani mendon që HERO është një fjalë shumë e madhe. “Hero është një fjalë shumë e madhe dhe nuk mendoj që më përshtatet, por gjithsesi Faleminderit shumë. Në ato tre ditë tmerri që përjetuam dua të falënderoj kolegët e mi të cilët me punën e tyre arritën të shpëtojnë jetë njerëzish, gjithashtu shërbimet zjarrfikëse, punonjësit e ushtrisë, pushtetin lokal të cilët ju gjendën pranë banorëve në ato ditë të vështira. Në rast se ka heronj, heronj janë të gjithë ata.” Alfred...