SYRI TV/ Dosjet përvëluese me ‘bosët’ në arrati, SPAK: 251 masa sigurie të pa-ekzekutuara! Të lirë dhe Hajri, Çela e Doçi

SYRI TV/ Dosjet përvëluese me ‘bosët’ në arrati, SPAK: 251 masa sigurie të pa-ekzekutuara! Të lirë dhe Hajri, Çela e Doçi

251 masa sigurie të lëshuara nga SPAK që prej krijimit të saj nuk janë ekzekutuar. Bosë të krimit kundër jetës dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, qarkullojnë të lirë brenda dhe jashtë vendit, çështje që në disa raste ka ngritur polemika sa i takon temës mbi dekonspirimet apo influencave të këtyre personazheve. Edhe në disa prej operacioneve të fundit, që SPAK i konsideron si organizatat më të fuqishme kriminale shqiptare, drejtuesit nuk u kapën, ose në rastin më të mirë ishin arrestuar për procedime të tjera penale. Dosjet “Metamorfoza”, “Plumbi i Artë 1 dhe 2”, “Ura”, “Çyrbja” apo “Organizata e Suel Çelës”, deri tek më e fundit, për klanin “Çopja-Çela”, duket sikur u shfrynë, pasi drejtuesit e grupeve nuk u kapën dot.  Nga SYRI TV   Që...