Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, Rama: Në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve
Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon një Qendër Shëndetësore Verore, e cila do t’u shërbejë pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga objekti i ri. “Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore”, ka shkruar Rama. Kjo iniciativë synon të ofrojë ndihmë të shpejtë dhe mbështetje për mijëra njerëz që frekuentojnë vendin e pelegrinazhit gjatë verës.