Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
Në Gjykatën e Korçës është zhvilluar pasditen e sotme seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg pa afat, autorin e vrasjes Enedio Guri, babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e autorit të mitur, Roland Guri. I mituri, është shprehur në sallën e gjyqit se nuk ka dashur të kryente krim, e se është penduar për veprimin e tij. “Jam penduar, nuk kam dashur të kryej vrasje”, tha 14-vjeçari para togave të zeza. Mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar. Ditën e...