Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije pasditen e sotme se qendra shëndetësore pranë Kishës së Laçit, tashmë është e hapur. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë edhe pamjet nga kjo qendër shëndetësore. Ky është sezoni i parë veror në të cilën është hapur kjo qendër, e se do të jetë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve të këtij vendi të shenjtë. “Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore”, shkruan Rama.