Macron: Nuk duhet të tregojmë dobësi sot përballë Rusisë

Macron: Nuk duhet të tregojmë dobësi sot përballë Rusisë

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh pesimist për qëllimet e Moskës, para takimit të rëndësishëm që do të zhvillohet nesër me Presidentin amerikan Donald Trump në Uashington. “Më pyetni nëse mendoj se Putin dëshiron paqe. Mendoj se përgjigjja është jo,” tha Macron, duke theksuar se “situata është jashtëzakonisht serioze, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Europën.” Presidenti francez theksoi se qëllimi i partnerëve europianë është “një paqe e fortë dhe e qëndrueshme për Ukrainën” dhe riafirmoi se “duam që integriteti territorial i Ukrainës të respektohet.” Macron nënvizoi gjithashtu se qëllimi i bisedimeve të së hënës në Uashington mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është të paraqitet një front i bashkuar mes Ukrainës dhe aleatëve të saj europianë. “Nëse tregojmë dobësi...