Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit
Enedio Guri, 14-vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, u shfaq i përlotur në sallën e gjyqit, ku gjykata e Korçës e la në arrest me burg. Avokati i tij, Ledian Spaho, tha për mediat se i mituri ka shprehur pendesë dhe se nuk kishte qëllim që veprimet e tij të sillnin këtë tragjedi. Burime nga gjykata raportojnë se Guri, duke qarë, ka thënë: “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen.” Edhe babai i autorit, Edison Guri, ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, ndërsa gjykata vendosi që edhe ai të mbahet në qeli për përfshirjen e tij në ngjarje. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në ambientet e jashtme të një...