Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë
Avokati Ledian Spaho ka folur për mediat pas vendimit të gjykatës së Korçës për tetë të arrestuarit në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit. Spaho u shpreh se autori, Enedio Guri, ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit, duke theksuar se nuk kishte dashur që veprimet e tij të sjellin këtë pasojë tragjike. “Ngjarja ndodhi nga një konflikt i çastit. Gjykata vendosi arrest me burg për autorin, si dhe për babain dhe xhaxhain e tij. Të miturit e tjerë do të jenë nën mbikëqyrje prindërore dhe do të paraqiten rregullisht para gjykatës. Autori shprehu pendesë dhe ngushëllimet e tij për familjen e viktimës. Po kështu veproi edhe babai i tij, duke shprehur keqardhje për pasojën e rëndë të ngjarjes”,...