Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, avokati i autorit të dyshuar: Ngjarja një konflikt i çastit, Enedio ka shprehur pendesë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, avokati i autorit të dyshuar: Ngjarja një konflikt i çastit, Enedio ka shprehur pendesë

I akuzuar për vrasjen e bashkëmoshtararit të tij, i mituri, Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i tij do të qëndrojnë në burg pa afat. Djali 14 vjeçar vrau me thikë Erald Xhejon, ndërsa familjarët e tij, i ati Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri, jo vetëm vetëm kanë përkrahur autorin e krimit pas ngjarjes, por kanë fshehur provat e krimit. Nga ana tjetër, gjykata la në izolim shtëpiak Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa për 4 të miturit ka vendosur masën e sigurisë mbikëqyrje prindërore.  Avokati Ledjan Spaho pas seancës së masës së sigurisë u shpreh se 14 vjeçari, Enedio Guri ka shprehur pendesë për krimin që tronditi vendin pak ditë më parë. “Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi...