Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bilanci i zjarrit në Delvinë: Mbi 40 km2 tokë e shkrumbuar, dëme në banesa, ullishta, bujqësi
Zjarri i nisur nga zona e Dhivrit, në ditën e shtatë të tij hyri edhe në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Më pas zjarri përshkoi një rrugë shkatërrimi përmes fshatrave Pecë, Kardhikaq e Sirakat, për të hyrë më pas në Delvinë dhe për t’u shtrirë deri në afërsi të Varfaj. Flakët përfshinë gjithashtu Kokodhiqin, Lefterhorin dhe çdo periferi të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë shtëpi, ullishte, vreshta, pemë frutore, bujqësi, bagëti, bletari dhe mjedis. Bilanci i dëmeve në territorin e Delvinës është i rëndë: mbi 40 km² tokë e shkatërruar. Janë djegur mijëra rrënjë ullinj të rinj dhe shumëvjeçarë, pemë frutore dhe hektarë të tërë me vreshta. Për shumë familje, këto kultura përfaqësonin burimin kryesor të të ardhurave, dhe humbja e...