Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Tre plantacione të mëdha me mbi 7600 bimë narkotike dhe fidanë, janë zbuluar nga policia në qarkun e Shkodrës. Policia bëri me dije se 2 persona janë arrestuar nga policia. Sipas ,bluve’ Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ndërsa në njësitë Gur i Zi dhe Postribë u asgjësuan 2713 bimë kanabis, ndërsa në Shllak u gjetën dhe u shkatërruan 2592 bimë të tjera. Gjithashtu nën akuzë u morën edhe 3 kryepleq fshatrash, ndërsa në një prej rasteve u zbulua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Policia vendore tha se aksionet u kryen në Malësinë e Madhe, Njësia Kastrat, në Postribë dhe në Shllak të...