Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë!”, çfarë thanë Von der Leyen dhe Zelensky pas takimit në Bruksel
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në selinë e Komisionit në Bruksel. Siç citon “The Guardian”, ajo theksoi se qëndrimi i Evropës është se “kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë”. Komenti vjen pas raportimeve se presidenti rus Vladimir Putin bëri kërkesa territoriale në takimin e tij me Donald Trump të premten. “Këto janë vendime që duhen marrë vetëm nga Ukraina dhe Ukraina. Dhe këto vendime nuk mund të merren pa Ukrainën në tryezë”, shton ajo. Von der Leyen u shpreh se Bashkimi Europian do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën pavarësisht kohëzgjatjes së konfliktit. Ajo theksoi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shtoi se nuk duhet të ketë...