“Kundër mallkimit të gjuhës shqipe”

“Kundër mallkimit të gjuhës shqipe”

Poezi nga Petro Nini Luarasi Si shqiptarë që jemiShqip ne duhet të mësojmëDhe Zotin, të drejtë kemi,Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonëDoni ta humbisni fareDhe me mallkim e me nëmëShprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtëQë s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,I urdhërojnë të zinjtëQë gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyreNëkëmbës t’ orthodoksisëShumë punë prej mynxyreBëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinëTë nëmosin gjuhën tonë,Të përçajnë Shqipërinë,Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqipDhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh,Vetëm në gjuhën greqishtTë dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera,Që dëgjon në kishë brendaDhe na mallkojnë për heraGjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohenQë përçmojnë Perendinë,Po mburren edhe lëvdohenSepse...