Takimi Trump! Von der Leyen shoqëron Zelenskyyn, pjesëmarrës Merz, Macron, Meloni dhe Stubb

Takimi Trump! Von der Leyen shoqëron Zelenskyyn, pjesëmarrës Merz, Macron, Meloni dhe Stubb

FOTO ILUSTRUESE SHBA- Janë udhëjeqësit europianë që do të jenë të pranishëm krah Volodymyr Zelenskyyt në Shtëpinë e Bardhë, për takimin që do të mbajë me Donald Trump. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të shoqërojë Volodymyr Zelenskyy në Uashington. Presidenti ukrainas do të takohet me Von der Leyen në Bruksel më vonë, përpara se të shkojnë në SHBA. "Këtë pasdite, do të mirëpres Volodymyr Zelenskyn në Bruksel. Së bashku, do të marrim pjesë në Koalicionin e të Vullnetshmëve. Me kërkesë të Presidentit Zelenskyy, unë do t'i bashkohem takimit me Presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër.”, ka shkruar Von der Leyen. Ndërkohë emrat e tjerë që janë konfirmuar deri më tani janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja italiane...