E pazakontë/ Ujit kurativ në Vleshë i del pronari: Ikni me të mirë, ose me dajak!

E pazakontë/ Ujit kurativ në Vleshë i del pronari: Ikni me të mirë, ose me dajak!

Uji i Ftohtë DIBËR-Një incident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Vleshë, Dibër, ku një person pretendon se është pronari i Ujit të Ftohtë. Në këtë zonë shumë njerëz nga fshatrat përreth Dibrës ose Kukësit, apo dhe vizitorë të tjerë vijnë për të përmirësuar shëndetin e tyre në këtë burim ujor, që shërben për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga reumatizma. Por në këtë rast vizitorët janë ndaluar me forcë të kenë qasje në këtë burim të rëndësishëm publik. Banorët tregojnë se pronari i pretenduar i ujit i largon vizitorët duke përdorur kërcënime dhe dhunë verbale, duke thënë: “Ikni, me të mirë, ose me dajak.”  “Përshëndetje! Ujit të ftohtë në Vleshë, të njësisë administrative Sllovë, Dibër, i del pronari. Shiko çfarë bëhet! Aty është uji i...