Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Moravë të Beratit. U raportua se një 29-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 29-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja ka mbetur e plagosur lehtë. “Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja”, thuhet në njoftimin.