Astronautët e Shenzhou-20 përfundojnë serinë e tretë të aktiviteteve hapësinore

Astronautët e Shenzhou-20 përfundojnë serinë e tretë të aktiviteteve hapësinore

Ekuipazhi i Shenzhou-20 në bordin e stacionit hapësinor orbital të Kinës përfundoi serinë e tretë të aktiviteteve hapësinore të misionit të tyre, sipas Agjencisë Hapësinore të Kinës (CMSA). Treshja e astronautëve, Chen Dong, Chen Zhongrui dhe Wang Jie, punuan për afërsisht gjashtë orë e gjysmë dhe përfunduan të gjitha detyrat përkatëse, të ndihmuar nga krahu robotik i stacionit hapësinor dhe një ekip kontrolli tokësor, shkruan “Xinhua”. XinhuaChen Dong dhe Wang Jie, të ngarkuar me kryerjen e operacioneve të ecjes në hapësirë, përfunduan instalimin e pajisjeve të mbrojtjes nga mbeturinat dhe objekteve ndihmëse, si dhe inspektimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të jashtme, sipas CMSA-së. Deri më sot, Chen Dong ka përfunduar gjashtë raunde aktivitetesh hapësinore, që do të thotë se ai ka kryer më shumë detyra...