Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nëse nuk vjen Hojlund, Milan ka gati pistën B: sulmuesi i Monaco-s
17 Gusht 2025 16:00 Telesport Drejtuesit e Milanit janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri. Janë përmendur disa emra këto kohë, por alternativa kryesore duket se është Rasmus Hojlund. Sulmuesi danez është jashtë planeve të Ruben Amorim dhe i duhet të gjejë një ekip të ri. Në rast se nuk arrihet dot Hojlund, Milan ka një plan B. Sipas “L’Equipe”, Milan po ndjek me vëmendje situatën e Breel Embolo. Sulmuesit zviceran i mbaron kontrata vitin e ardhshëm dhe me shumë gjasa pritet largimi i tij këtë merkato nga Monaco. Klubi i Principatës nuk e kishte përfshirë 28-vjeçarin në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e javës së parë në Ligue 1, ndaj Le Havre, duke shtuar akoma dhe më shumë zërat...