Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Një dhuratë nga Trump dhe drekë në ‘nder të shkëlqesisë së tij Vladimir Putin’! Zbardhen dokumentet sekrete
Vladimir Putin dhe Donald Trump ALASKA-Dokumente të klasifikuara me simbole të Departamentit të Shtetit, të gjetura të premten në mëngjes në një hotel në Alaska, kanë zbuluar detaje të panjohura më parë në lidhje me takimin e 15 gushtit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Dokumentet u gjetën mëngjesin e samitit Trump-Putin nga një prej mysafirëve të hotelit, i cili më pas i dërgoi ato në faqen e internetit të NPR. Fletët mbanin detaje të sakta të kohës dhe vendndodhjes për fazat e ndryshme të takimit dypalësh (duke përfshirë emrat e dhomave në bazën ku u zhvillua), si dhe zbulonin se Trump kishte ndërmend t'i dhuronte një dhuratë bashkëbiseduesit të tij: një statujë tavoline të një "shqiponje tullace", simboli i Shteteve...