Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Frika nga SPAK? Gent Sula transferon Agi Konsin në Angli
Agi Kons, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, tashmë është me pronësi të huaj. Biznesmeni Gentjan Sula ka vendosur të transferojë në Angli pronësinë e kompanisë, e cila ka ndërtuar Kodrën e Diellit si dhe një sërë projektesh të tjera madhore në Tiranë dhe bregdet. Dokumentat zyrtare tregojnë se transferimi i pronësisë është bërë në dhjetor të vitit të kaluar, përmes një kontrate shkëmbimi aksionesh, ku aksionet e Agi Kons i kanë kaluar një kompanie të quajtur UK Development Holding Limited. Kjo e fundit është një shoqëri e regjistruar në Londër në gusht të vitit të kaluar dhe zotërohet në masën 100 për qind po nga Gentjan Sula. Transferimi i pronesise se Agi Kons ne Angli Përmes kësaj lëvizje, Gent Sula...