Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plagosi në kokë një person, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
Një plagosje e rëndë me sende të forta ka ndodhur në lagjen nr. 14 në Durrës. Policia njofton se 25-vjeçari Kristo Domi ka plagosur në kokë pas një konflikti për motive të dobëta një person. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik midis dy shtetasve, në lagjen nr. 14, Durrës, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia. I plagosuri,...