Plagosi rëndë të riun pas një konflikti, pranga 25-vjeçarit në Durrës (EMRI)

Plagosi rëndë të riun pas një konflikti, pranga 25-vjeçarit në Durrës (EMRI)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik midis dy shtetasve, në lagjen nr. 14, Durrës, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte konfliktuar në rrugë, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, me shtetasin Gezim Muka, i cili gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për...