Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…
Vihet në pranga në Tiranë një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. Sipas uniformave blu është finalizuar operacioni i koduar “The Walker” dhe bëhet me dije se i arrestuari është me precedentë të mëparshme penale në fushën e narkotikëve edhe vjedhjes. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje. Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës...