Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plagosi me sende të forta në kokë një person pas konfliktit, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
Një konflikt i çastit në qytetin e Durrësit ka përfunduar në dhunë me pasoja serioze për një shtetas. Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 14, ku dy persona u përfshinë në një përleshje fizike, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta. Policia njofton se pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Durrësit ndërhynë menjëherë duke organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Brenda një kohe të shkurtër, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit K. D., banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gezim Muka, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Durrësit, i plagosuri është...