Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës

Kadri Morina TIRANË-Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit. Raportohet se prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023. Aktualisht kuadri rregullator në fuqi detyron që bankat të kenë një minimum kapitali sa 12 për qind e aktiveve të ponderuara me...