Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi 29-vjeçar, plagoset pasagjerja
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.