Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Tregim nga Fradl Shtok: E reja e Hinde Gitelit
Fradl Shtok (1888 – 1952), shkrimtare hebreo-amerikane e gjuhës jidish. Ajo kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Austro-Hungaria në moshën 19 vjeçare. Në momentin që Hinde Giteli u kthye me të renë e saj të re, i gjithë qyteti mbeti i shastisur: e reja e Hindi Gitelit ishte bukuria vetë. E shoqja e Alterit u drodh kur e pa për herë të parë atë. Ajo u tha grave të tjera se të qëndronte pranë asaj fytyre rrëzëllitëse ishte si të qëndronte në praninë e ndonjë princeshe. A e di emrin e saj ndokush? “Lantsi”. “Lantsi?”. Hinde Giteli, e ve, shiste produkte bulmeti nga shtëpia e saj. Çdo vit biri i saj i madh, Çaimi, ngrente një çadër në pazar për të shitur të mirat...