Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Unë ngrihem përsëri
Poezi nga Maya Angelou Shqipëruar nga: Rudi PobratiMund të gëzohesh se po më braktis,Se nga dhimbja e gjitha po mpihemTi mendon se po më shkel me këmbë,Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.Te shqetëson kryelartësia ime?Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?Se unë rri sikur kam puse me nafte,Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?Njësoj si dielli, njësoj si hënaNë baticat në harmoniNjësoj si shpresa që çohet lart,Unë do ngrihem përsëri. Brengosesh se jam e bukur, seksi,Pse të kapi papritur habia?Se unë eci sikur kam diamanteAty ku takohen kofshët e mia? Nga kasollet e turpit të historisëUnë ngrihemNga e kaluara e hidhur, mes bukurisëUnë ngrihem;Jam ujëvarë e lartë, e zezë freskuese,Po fryhem e derdhem po aq tmerruese. Duke lënë pas frikën e natës se gjatëUnë ngrihemNë një agim...