Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përleshje të dhunshme në Serbi, u vihet flaka zyrave të Partisë së Presidentit Vuçiç
Për të pestën natë me radhë, policia është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës se ka pasur shkelje drastike të rendit publik. Përplasjet më të dhunshme janë regjistruar në Valjevë në Perëndim të Serbisë pasi zyrat e partisë së Vuçiç u përfshinë nga flakët. Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Beograd. Në disa pamje të publikuara në media, duket policia duke hedhur gaz lotsjellës, bomba zanore dhe duke shpërndarë protestuesit, të cilët kanë hedhur sende në drejtim të tyre. Përleshjet nisën pas qarkullimit në rrjetet sociale të disa fotografive ku duken protestues të prangosur e të gjunjëzuar përpara efektivëve të policisë serbe. /vizionplus.tv