Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Europa diskuton fatin e Ukrainës, dilema mes udhëheqësve për armëpushimin dhe lëshimin e territoreve
Ndërsa Uashingtoni po përgatitet të mirëpresë Volodymir Zelenskyn për bisedime vendimtare me Donald Trump të hënën, udhëheqësit europianë nga koalicioni i vullnetarëve do të zhvillojnë një konferencë online këtë të diel. Ajo do të bashkëdrejtohet nga kryeministri britanik Starmer, presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Scholz dhe pritet të nxjerr një qëndrim të përbashkët nëse Europa do të mbështesë një armëpushim apo një marrëveshje paqeje të përhershme. Europianët dhe Ukraina kanë kërkuar deri tani një marrëveshje armëpushimi që do të ndalonte luftimet, ndërsa presidenti Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për armëpushim dhe ka thënë se palët duhet të negociojnë një marrëveshje përfundimtare për paqe. Shumë media Perëndimore kanë raportuar se pas takimit me Putin, Trump i ka kërkuar Zelenskyt të dorëzojë rajonin...