Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
ANALIZA/ Si po tenton Zelensky të shmangë një tjetër përplasje me Trump në Uashington. Zgjedhja vendimtare për Donbasin
Lorenzo Cremonesi/ Corriere Della Sera Problemet, për Volodymyr Zelensky, nuk mbarojnë kurrë. Si të shmangë përplasjen me Donald Trump, të mbajë partnerët evropianë të bashkuar, t’i bindë ukrainasit se nuk do t’ia shesë tokën e mbrojtur me gjak Vladimir Putinit në këmbim të një paqeje në të cilën në vendin e tij, të rraskapitur nga lufta, besojnë shumë pak, dhe njëkohësisht të sigurojë armët dhe mjetet për të luftuar? Dilemat e presidentit ukrainas janë ato të një lideri të ri që ka qenë i detyruar të piqet me hapa të shpejtë mes rreziqeve ankth-prurëse dhe gabimeve të vazhdueshme, por që ende mbeten bartës të kërcënimeve vdekjeprurëse për të dhe kombin. Në prag të takimit të nesërm në Uashington me presidentin amerikan, mbetet e qartë zgjedhja...