Situata e zjarreve në vend, 5 vatra ende aktive

Situata e zjarreve në vend, 5 vatra ende aktive

Shërbimi i Emergjencave Civile ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri në të gjithë vendin. 27 prej këtyre zjarreve janë shuar, ndërsa 5 mbeten aktive dhe 2 të tjera po mbahen nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e flakëve, sipas të njëjtave burime, janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operative, të cilat u mbështetën edhe nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Për të përballuar situatën, u përdorën 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vatrat aktive: Bulqizë: Në fshatin Tërnovë të Zerqanit, puna për shuarjen e zjarrit në pyjet e dendura ka vijuar. Megjithëse disa vatra janë vënë nën kontroll, problematike mbeten dy pika të...