Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencën e Beratit, mjeku: Rreth 100 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë
Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat. 90-100 pacientë paraqiten çdo ditë pranë këtij reparti, kryesisht të moshuar e të sëmurë kronikë. Sipas mjekëve të urgjencës janë moshat e treta ata që paraqiten në gjendje të rënduar, me gjendje febrile dhe gastroenterite dhe me probleme me tensionin. Shefi i Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, mjeku Xhezair Guri ka pohuar se fluksi i vizitave ka ardhur çdo ditë në rritje dhe pjesa më e madhe e pacientëve që paraqiten për të marrë trajtim mjekësor në Repartin e Urgjencës mbërrijnë aty me çrregullime digjestive për shkak të vapës. “Gjatë kohëve të fundit, me rritjen e temperaturave të larta të ambjentit, edhe Reparti i Urgjencës...