Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Si të shmangin kurthin e Trump
Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është hedhur poshtë, aq sa Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët në kontinent nuk e përmendin më fare në deklaratat e tyre, edhe pse deri para dy ditësh ishte një kërkesë thelbësore. Por vendimi i presidentit amerikan ka qenë i qartë, dje në mëngjes, gjatë një telefonate herë pas here të tensionuar me Macron-in, Starmer-in, Merz-in, Meloni-n; sekretarin e NATO-s Rutte, Von der Leyen-in dhe Costa-n për BE-në; presidentin finlandez Stubb dhe atë polak Nawrocki, në vend të kryeministrit pro-evropian Tusk. Mesa duket, Trump nuk e do më Tusk-un në bisedat transatlantike, duke preferuar në vend të tij presidentin “MAGA”, populist dhe...