Petro Nini Luarasi, mësuesi dhe drejtori i Mësënjëtores së parë shqipe në Korçë

Petro Nini Luarasi, mësuesi dhe drejtori i Mësënjëtores së parë shqipe në Korçë

Sot janë bërë 114 vite nga vdekja e veprimtarit të shquar Petro Nini Luarasit.  Petro Nini Luarasi (Luaras, 22 prill 1865- Ersekë, 17 gusht 1911) ka qenë prift ortodoks i krishterë, mësues, publicist dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare. Edhe babai i tij, Nini Petro Kostallari, kishte qenë aktiv në Rilindjen Kombëtare Shqiptare si publicist dhe mësues. Pasi mbaroi shkollën e seminarit të Qestoratit punoi si mësues në fshatrat e rrethit të Kolonjës, ku mësoi shqip i maskuar dhe përgatiti një numër shokësh si mësues të ardhshëm të shqipes.Në vitin 1887 Luarasi dhe shoku i tij mësues Thanas Sina morën drejtimin e shkollës shqipe në Korçë nga Pandeli Sotiri pas largimit të tij. Mes viteve 1887 dhe 1893 Luarasi hapi në Ersekë dhe në disa fshatra të rrethit të Kolonjës shkolla në gjuhën shqipe.Themelimi dhe promovimi i shkollave shqipe nga Luarasi...