Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përndoqi 30 vjeçaren dhe e dhunoi/ Lushnje, pranga 38 vjeçarit
Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 38 vjeçar pas kallëzimit të një të reje. 30 vjeçarja denoncoi në polici se ky shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi Fatjon Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.