Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i shumëfishtë në Gjilan, nëntë të plagosur pas përplasjes së 6 makinave
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjilanit, ku u përfshinë gjashtë automjete dhe nëntë persona mbetën të lënduar. Fatmirësisht, sipas autoriteteve, lëndimet e shkaktuara janë të lehta. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Me datën 16.08.2025, rreth orës 22:20, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’ ka ndodhur një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje. Në këtë aksident, nëntë persona janë lënduar, dhe sipas raportit të mjekut, lëndimet janë të lehta”, deklaroi Hashani. Njësitë e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës po punojnë për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, por deri më tani nuk kanë dhënë detaje shtesë. Policia u bën thirrje...